Albanian

Shqip /ʃcip/

Main information

Family

Indo-European

Branch

European

Group

Albanian

Native speakers

6 387 730

Status

National

Region

Albania, Kosovo, Serbia, Montenegro, North Macedonia, Greece, Turkey, Italy

Characteristic

SVO; prepositions; noun head initial; gender (masculine/feminine/neuter); definite article affix; case-marking (4 cases); verb affixes mark person, number; passives; tense; 29 consonant and 7 vowel phonemes; non-tonal; stress on penultimate syllable.

Audio

Unfortunately, we do not have audio in this language yet. If you can help us, and you know how to get this audio, please fill in the form:

https://forms.yandex.ru/u/664b84fcc417f3cae4c92676/

Text

Gomari, qeni, macja dhe gjeli

Na ishte një herë një fshatar që kishte një gomar plak, ishte aq shumë plak sa nuk bënte dot asnjë punë. Prandaj i zoti i gomarit mendoi ta therte dhe me lëkurën e tij të bënte një daulle. Por gomari e mori vesh një ditë, dhe kur i zoti nuk ndodhej në shtëpi, ai doli në rrugë dhe iku. Pasi eci pak, në rrugë takoi një qen dhe i tha: — Pse qenke kaq shumë i mërzitur? Qeni u hodh menjëherë dhe i tha: — Im zot donte të më hidhte në vrimën e qenve, por unë ia mbatha nga shtëpia para se ta bente dhe tani nuk di ku te shkoj. Kur qeni mbaroi së foluri, gomari u hodh e i tha: — Eja me mua të dalim nëpër botë se nuk do pendohesh. Qenit u bë qejfi që ai e ftoi dhe pranoi menjëherë, dhe pa humbur kohë nisen udhëtimin. Nuk kaloi shumë kohë dhe takuan një mace që po rrinte afër një gardhi. Gomari e pyeti: — Po ti mace, çfare po ben aty? Dhe macja iu përgjigj: — Im zot pa që unë nuk po kapja më minj dhe për këtë donte të më fuste në një thes e të më hidhte në lumë, prandaj ika nga shtëpia. Gomari e dëgjoi deri në fund dhe i tha: — Eja me ne dhe që tani e tutje nuk do kesh me frikë se s’ka për të bërë njeri keq. Macja pranoi dhe të tre bashke, gomari, qeni dhe macja filluan rrugen e gjate. Por rruges, në majë të një pemë, ata panë gjelin qe kishte hipur dhe po këndonte. Gomari, si me i madhi qe ishte, i foli e i tha: — Pse ke hipur aq shumë lartë o gjel? Dhe gjeli i ktheu përgjigje: — Im zot më pa që isha shëndoshur mirë dhe donte te me këpuste kokën e të më hante të dielën për drekë. Por unë e kuptova dhe menjehere u largova deri sa arrita këtu më shikoni. Tani po rri e vras mëndjen se çfare do të bëj. Gomari e degjoi sa e degjoi dhe i tha: — Edhe neve i njejti fat si ti na priste, prandaj ikëm e ia mbathëm nga shtëpite e zotërve tane, dhe tani kemi vendosur të dalim nëpër botë. Nëse do të vish me ne eja, e nuk do të bëhesh pishman. Dhe te katër morën rrugën e gjatë nëpër botë. Ecën sa ecën dhe i zuri nata në mes të një pylli. Hidhet macja e thotë: — Po tani, çfare do të bëjmë? Atëherë gomari i tha gjelit: — Hip në majë të pemës dhe shiko se mos të zë syri pak dritë në ndonjë vend. Gjeli hipi në pemë dhe kur arriti në majë i tha shokëve poshtë: — Shoh një qiri jo shumë larg që këtu. Dhe gomari i thote shokeve: — Ejani të shkojmë se ndoshta gjejmë ndonjë që të na japë diçka për të ngrënë dhe ndonjë vend për të fjetur. U nisen përsëri dhe pasi bënë pak rrugë, arriten të shtëpia. Po kur hodhën sytë brenda për të parë se çfare kishte, ata panë se ishin mbledhur disa kasapë që po hanin e pinin dhe bisedonin gjithë qejf me njeri-tjetrin. Gomari u kthye nga shokët e tha: — Do fillojmë të këndojmë të gjithë së bashku, se mbase ata trembën dhe ia mbathin. Kështu, të gjitha ato ushqime që janë në tavolinë do na ngelin neve. Atëherë qeni kërceu mbi shpinën e gomarit, macja sipër qenit dhe gjeli mbi macen. Kur gomari e dha shenjën me veshë, ata nisen te ulërasin e të këndoje të gjithë bashkë me sa fuqi të kishin: gomari pelliste, qeni lehte, macja të mjaullije dhe gjeli të këndoje. Kur dëgjuan atë zhurmë dhe nuk po kuptonin çfare ishte dhe nga vinte, kasapëve i hyri frika dhe ia mbathen e u shpërndane nëpër pyll si të çmëndur. Pasi panë që në shtëpi nuk ngeli këmbë njeriu, gomari, qeni, macja dhe gjeli hynë brenda, u ulën në tavolinë dhe hëngri çfare iu deshi zemra. Dhe pasi u ngopën mirë e mirë, shkuan të flenë. Gjeli hipi tek trari, macja u shtri në vatër, gomari zuri vend në korridor, ndërsa qeni pranë derës. Por në mesnatë, njeri nga kasapët që mbahej si më trimi nga të gjithë, u ngrit në këmbë dhe i tha shokëve që ende dridheshin nga frika: — Do të shkoj një herë me vrap të shikoj se kush ishin ata që na kanë pushtuar shtëpine! Dhe kështu shkoi ngadalë, dhe pa bërë zhurmë fare arriti të hynte në shtëpi. Por aty ishte një errësirë shumë e madhe dhe nuk mund të shikoje asgjë, shikonte vetëm dy drita të vogla që dukeshin në vatër. Atëherë ai iu afrua dhe filloi t’i frynte, por macja kur ndjeu që po i frynin në sy, zgjati putrën dhe me të gjithë forcën e çau në fytyrë. Kasapi u step mbrapa i tmeruar dhe po mundohej të dilte nga shtëpia, po kur doli në korridor u përplas me gomarin, i cili i futi një shkelm të mirë dhe e hodhi tek dera, aty u përplas me qenin që i dha një të kafshuar në këmbë... … dhe kur doli në oborr dëgjoi zerin e gjelit që këndonte me sa fuqi të kishte “kikirikiii”. Kur më në fund arriti të shokët, ishte i këputur dhe i frikësuar. Kasapi i tha shokëve: — Atë shtëpi e kanë pushtuar djajtë, prandaj do ishte mirë të mos shkelnim me atje. Po të mos ia kisha mbathur ata do më kishin shqyer menjëherë! Dhe që nga ajo ditë, gomari, qeni, macja dhe gjeli, u bënë të zotët e shtëpise dhe jetuan të gëzuar edhe për shumë vite të tjera.

If you have any questions, write us:

l.languagetree@gmail.com